Njoftim i rendesishem per abonetet e fshatrave Stranik, Zalltorre, Golik e Karkavec
Per shkak te problemeve me antenen transmetuese kryesore, abonentet qe jane lidhur me antene ne fshatrat Stranik, Zalltorre, Golik e Karkavec kane patur veshtiresi ne komunikimet me internet per gjate ketyre 2-3 diteve. Per kete ne beme cdo gje qe kishim mundesi per te riparuar difektin dhe sot kemi arritur te zgjidhim perfundimisht problemin duke ju bere te mundur te perdorni lirshem sherbimin si me pare.
Duke ju kerkuar ndjese per kete avari qe u zgjidh ne kohe rekord per shkak te problemit te madh qe kishte ndodhur, duam t’ju njoftojme se per kete periudhe te munguar te sherbimit do tju shtohet 5 dite nga data e skadences per secilin abonent qe eshte aktiv.
Duke ju uruar dite te mbare,
administratori i interfibër.