Njoftim për ndërprerje të shërbimit në disa zona:
Si pasojë e këputjes së një teli të tensionit të lartë në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, pranë zonës Ura e Manastrecit, është dëmtuar edhe kabulli i sinjalit të internetit që furnizon me shërbim fshatrat: Manastrec, Dritaj, Zall Torrë, Stranik, Farret, Bregu i Golit dhe Stravaj.
Ekipi teknik ndodhet në terren dhe po punon për riparimin e linjës sa më shpejt të jetë e mundur. Për shkak të vështirësisë së terrenit dhe kushteve të pafavorshme atmosferike, parashikohet që riparimi të përfundojë brenda ditës së nesërme.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin.